U shit me dorën e Bilall Kasamit për 70 denarë metër katror, sot zyrtarisht kanë nisur punimet tek MONOPOLLI në Tetovë. Në lidhje me këtë, ka reaguar BDI- Tetovë duke thënë se në këtë vend janë masakruar mbi 10 mijë shqiptarë dhe me dorën e Kasamit sot fshihet edhe historia e gjakut shqiptarë.

“Në nëntor 1944, mbi 10.000 shqiptarë u grumbulluan dhe qindra u masakruan në Monopolin e Tetovës, që paraqet një nga faqet më të zeza të historisë së Tetovës.

Bilall Kasami e shiti këtë vend ogurzi për vetëm 1 euro/m², gjithsej 7.000 euro, një kompanie e cila në ndërkohë e shiti për 5.000.000 (5 milionë euro)!

Kjo padyshim se është:

❗️Tregti korruptive me gjakun e shqiptarëve.
❗️Tregti me dinjitetin e Tetovës.
❗️Tregti me historinë më të dhimbshme të shqiptarëve të Tetovës.

Kampi i vdekjes kthehet në pazarin e turpit me vulën dhe nënshkrimin e Bilall Kasamit!” thuhet në reagimin e BDI-së.