Praktikat e fundit të punësimit në Ministrinë e sapokrijuar të Sportit kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me respektimin e përfaqësimit të drejtë etnik dhe detyrimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Nga gjithsej 50 të punësuar aktualisht, vetëm 4 janë shqiptarë. Asnjë prej drejtuesve të sektorëve nuk është shqiptar. Në raundin më të fundit të punësimeve janë pranuar 15 persona të rinj asnjë prej tyre shqiptar.

Ky nuk është një rast i izoluar, por një shembull i qartë i një modeli përjashtues që minon frymën dhe shkronjën e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Edhe më shqetësues është fakti se ky diskriminim ndodh në një institucion të sapoformuar, një mundësi ideale për të ndërtuar barazi që është shpërdoruar që në themel.

Do ketë përgjgjësi ligjore dhe politike
për të gjithe që përjashtojnë shqiptarët nga institucionet si dhe ata që legjitimojnë këto praktika.