Bekim Neziri dhe Driton Kuçi janë ministrat për të cilët është ndalur procedura për rastin e Koçanit

Në konferencën për shtyp lidhur me aktakuzën për zjarrin në Koçan, Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit deklaroi se janë ngritur akuza ndaj 34 persona fizikë, ndërsa për 11 të tjerë procedura është ndalur, dhe për dy të tjerë është ndërprerë. Nga 11 rastet për të cilët procedura është ndalur, tha ai, dy janë ish-ministra të Ekonomisë, por nuk i bëri publik emrat e tyre.
Ndër ata për të cilët procedura është ndalur janë edhe dy ish-drejtorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, mëson “360 Gradë”.
Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini janë dy nga ish-ministrat e Ekonomisë që janë mes të akuzuarve në rastin e zjarrit në Kërçovë. Ndërsa dy ish-ministrat e tjerë të Ekonomisë, të cilët – të paktën për momentin – nuk do të përballen me ndjekje penale për këtë rast janë Bekim Neziri dhe Driton Kuçi, sipas burimeve të mirëinformuara për “360 Gradë”.