Shkup, 23 qershor – Deputeti Bekim Sali nga Alternativa dhe VLEN ka demantuar të gjitha shpifjet dhe lajmet që po qarkullojnë kohëve të fundit me qëllim për të krijuar përçarje.
Sali i përgjigjet edhe sa i përket Çairit ku thekson se Çairi është VLEN dhe do të mbetet VLEN, ashtu si shumë komuna të tjera që do t’i bashkohen VLEN-it të fuqishëm për ndryshim
“Të gjitha lajmet që qarkullojnë së fundmi janë shpifje dhe tentativa të dëshpëruara për të krijuar përçarje, por nuk kalojnë. VLEN nuk është vetëm një emër politik, është vullneti i mijëra qytetarëve që besojnë në drejtësi, përfaqësim të barabartë dhe dinjitet. Jam krenar që jam pjesë e këtij vizioni dhe do të vazhdoj të kontribuoj me përkushtim dhe përgjegjësi”, tha ai.
Asnjë artikull anonim, asnjë titull i porositur dhe asnjë skenar nga ata që i tremben humbjes së privilegjeve, siç thotë, “nuk mund të më largojë nga ky rrugëtim”.
“VLEN është këtu për të qëndruar. Për të gjithë ata që spekulojnë sot, ua them qartë: shihemi në tetor! Çairi është VLEN dhe do të mbetet VLEN ,ashtu si shumë komuna të tjera që do t’i bashkohen VLEN-it të fuqishëm për ndryshim. U bëj thirrje të gjithëve të mos bien pre e dezinformatave. Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përfaqësojmë dhe të realizojmë ndryshimin që e kemi premtuar. Besimi nuk blihet me shpifje por fitohet me punë, përkushtim dhe ndershmëri. VLEN dhe do të vlejë deri në fund!”, shkruan Sali.