Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Selatin Beluli, sot mori pjesë në konferencën për shtyp për të promovuar Programin e Vetëpunësimit.
“Qëllimi i këtij programi është të inkurajojë sipërmarrjen dhe të mbështesë krijimin e bizneseve të reja që do të ofrojnë punësim të qëndrueshëm. Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në disa faza dhe synon të mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit. I ftoj të gjithë personat e interesuaar të papunë – kërkues aktivë të punës, të cilët kanë idenë e tyre të biznesit, të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë program”- theksoi Beluli.
Aplikimi mund të bëhet në 30 Qendrat e Punësimit të APRMV-së dhe do të fillojë nga dita e sotme deri më datën 20.06.2025.