Nuk jan vlen o VLEN në këtë menyrë tinzare se populli ju shef!
Nuk jeni “VLEN”, o VLEN kur veproni në këtë mënyrë tinzare, mos harroni një gjë: populli ju sheh. Dhe e ka kuptuar kush jeni e kujt i shërbeni.
S’patët guxim të dilnit në mejdan me vota, prandaj zgjodhët rrugën që e njihni më mirë: kontrabandën!
Në momentin kur u pa sa deputetë ka në sallë, në mënyrë tinzare, e futët në votim – si hajnët natën – ligjin për delegjitimimin e Inspektoratit të Gjuhës Shqipe.
TURP!
Prej sot, Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht mbetet pa asnjë institucion të pavarur që mbron përdorimin e gjuhës shqipe!
Dhe kjo nuk ndodhi vetëm nga shtypja shumicë maqedonase por me votat e disa shqiptarëve të nënshtruar, të heshtur, e të komanduar nga lart.
Tani, kur dikush ta mohojë shqipen , kërkoni drejtësi tek VMRO dhe ZNAM !