Presidenti i Bjellorusisë ka falur disa të burgosur gjatë vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Keith Kellogg, në një përpjekje për të zbutur tensionet me Perëndimin.

Bjellorusia ka liruar një grup të burgosurish politikë, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja me presidentin Alexander Lukashenko.

Bashkëshorti i udhëheqëses së opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, Siarhei Tsikhanouski, është midis të liruarve, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se regjimi i Lukashenkos e arrestoi atë në vitin 2020 si kandidatin e atëhershëm presidencial të opozitës bjelloruse dhe kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Lukashenkos.

" "

Lirimi i papritur u ndërmjetësua nga i dërguari amerikan Keith Kellogg, një këshilltar i hershëm i presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili udhëtoi në Bjellorusi në fillim të kësaj jave për bisedime me presidentin.

Që nga viti i kaluar, Lukashenko ka falur rregullisht një numër të vogël kritikësh të burgosur të qeverisë në atë që analistët e panë si një sinjal se Minsk po kërkonte të lehtësonte tensionet me Perëndimin.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të janarit 2025, ai ka falur të burgosur të dënuar për ekstremizëm, duke pretenduar se ishte një “gjest human” ndaj atyre që kishin “humbur rrugën”.

Ndërsa Kellogg ka thënë privatisht se udhëtimi në Minsk mund të ndihmojë në nisjen e bisedimeve të paqes që synojnë t’i japin fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ndryshe, Lukashenko është një aleat kyç i presidentit rus Vladimir Putin.

“Ai është një bashkëagresor dhe po i shërben interesave të Putinit, dhe nuk mund t’i besohet fare”, tha Tsikhanouskaya.

Ai e përshkroi luftën e Rusisë në Ukrainë si një bekim për Lukashenkon dhe se ai nuk donte që ajo të ndalej.