Maqedonia po hyn në fazën kyçe të transformimit të sistemit energjetik: vendi jo vetëm që po investon në stabilitetin dhe modernizimin e rrjetit të vet, por mbetet lojtar aktiv në lidhjen rajonale dhe integrimin energjetik. Me interkonektorët e ri, stacioni transformator strategjik dhe investimet në infrastrukturën energjetike inteligjente, vendi vendos kursin drejt pavarësisë energjetike dhe rolin e korridorit rajonal energjetik, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Në ditët në vijim zyrtarisht do të fillojë ndërtimi i interkonektorit të gazit me Greqinë – projekt kapital i cili sjell përfitim të dyfishtë: sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e tranzitit drejt vendeve të treta. Interkonektori është i gjatë 68 kilometra, do të transportoj jo vetëm gaz natyror, por edhe hidrogjen, është rritur kursimi prej 12 milionë euro dhe do të ndërtohet nga një kompani nga Maqedonia – përfitim i drejtpërdrejtë për ekonominë e vendit.

Në ndërkohë, Maqedonia dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt një lidhje të re energjetike ku javën e kaluar u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim midis NOMAGAS dhe Serbijagas për ndërtimin e interkonektorit midis Kleçovcës dhe Vranjës, me një gjatësi totale prej 70 kilometrash, prej të cilave 23 kilometra do të jenë në territorin e Maqedonisë. Në kuadër të projektit do të ndërtohen dhe stacione matëse në të dyja anët e kufirit. Studimet e fizibilitetit dhe ndikimit të mjedisit jetësor janë duke u zhvilluar tashmë me mbështetjen e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF).

Ndërtimi i lidhjes 400/110 kV Ohër – Elbasan, nga ana tjetër, do të përfundojë lidhjen elektroenergjetike të Maqedonisë me të gjitha vendet fqinje – projekt strategjik për të gjithë rajonin.

Për vetëm një vit, janë hedhur themelet për një vend i cili do të kalojë nga një importues neto në një eksportues neto të energjisë elektrike. Po ndërtohet sistem i pavarur dhe modern i cili nuk varet nga një rrugë e vetme, një furnizues i vetëm apo një burim i vetëm energjetik.

“Kjo është forca e re e energjisë së Maqedonisë. Me interkonektorët rajonal, Maqedonia nuk është më vetëm konsumator fundor – por bëhet pjesëmarrëse aktive në transmetimin dhe stabilitetin e energjetikës në Evropën Juglindore. Kjo është rruga për të siguruar energji, qëndrueshmëri ekonomike dhe pozicion strategjik në hartën energjetike të Ballkanit. Maqedonia po ndërton hartën e re energjetike të Ballkanit”, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.