"Vizioni i Maqedonisë është të krijojë një model modern dhe inovativ energjetik që do të
mundësojë një tranzicion të drejtë dhe do të bëhet shtytës i rritjes ekonomike, në interes të
qytetarëve dhe shtetit", theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja
Bozhinovska në fjalimin e saj në panelin e sotëm ministror për Ballkanin Perëndimor:
"Investimet në kohë trazirash dhe zhvillimesh të shpejta të tregut: Ku është rajoni i Ballkanit
Perëndimor" në kuadër të Forumit të energjisë së maqedonisë (MEF) 2025, i cili këtë vit mbahet
nën moton "Mbështesni revolucionin e energjisë së pastër në Ballkanin Perëndimor".
Në Forum morën pjesë ekspertë të lartë dhe aktorë kryesorë nga e gjithë bota, të cilët dhanë
pikëpamjet e tyre për ngjarjen dyditore në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe
përshpejtimit të tranzicionit të gjelbër.
Ministrja Bozhinovska, në ngjarjen e sotme, foli për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
"Së bashku me vendet e rajonit, ne po i kthejmë pengesat në mundësi dhe po kontribuojmë në
vendosjen e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të energjisë", theksoi ministrja
Bozhinovska, duke theksuar se bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë në një sistem të
qëndrueshëm energjetik.
Në kuadër të Forumit të Energjisë së Maqedonisë (MEF) 2025, Ministrja e Energjetikës,
Minierave dhe Burimeve Minerale, Bozhinovska u takua me drejtorin e përgjithshëm të
Agjencisë ndërkombëtare të energjisë së rinovueshme, Françesko La Camera.
Gjatë takimit, ministrja Bozhinovska theksoi se Maqedonia është e përkushtuar për zbatimin e një
tranzicioni të drejtë dhe gjithëpërfshirës energjetik në vend. Në të njëjtën kohë, ministrja
Bozhinovska theksoi se Maqedonia duhet të ndjekë tendencat evropiane dhe globale për të ecur
përpara dhe për këtë arsye është thelbësore të krijohen kushte për një transformim të sigurt
energjetik dhe klimatik.