Pas arritjes së marrëveshjes me mesfushorin Tijjani Reijnders nga AC Milan, Manchester City ka siguruar edhe shërbimet e një tjetër talenti të madh, Rayan Cherki.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se City dhe Cherki kanë rënë dakord për kushtet personale, duke bërë një hap të madh drejt transferimit të sulmuesit francez nga Olympique Lyon.
“Kuptoj që Manchester City dhe Rayan Cherki kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale”, ka shkruar Romano.
Një ofertë zyrtare nga Manchester City për Lyon do të dorëzohet në orët e ardhshme për të konkretizuar marrëveshjen.
Understand Manchester City and Rayan Cherki have reached an agreement on personal terms!
Official bid from Manchester City to OL will be submitted in the next hours…
…in order to advance after initial club to club talks starter over the weekend. pic.twitter.com/XNIY9skZQp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 4, 2025
Bisedimet mes dy klubeve kanë nisur gjatë fundjavës dhe janë zhvilluar në mënyrë pozitive, me marrëveshjen që po shkon drejt finalizimit.
Cherki ishte në radarin e Liverpoolit si alternativë për Florian Wirtz, por City ka vepruar më shpejt dhe më vendosmërisht.
Ish – kampionët e Anglisë po ndërtojnë me kujdes të ardhmen, duke afruar lojtarë me potencial të madh, si Reijnders dhe Cherki, për të forcuar edhe më shumë skuadrën e Pep Guardiolës.