Më 23 qershor, sipas orës lokale, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Fondacioni Milan-Cortina d’Ampezzo 2026 nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Lozanë të Zvicrës, duke arritur një konsensus mbi thellimin e bashkëpunimit në promovimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milan-Cortina 2026, transmetimin dhe raportimin e ndeshjesve, si edhe shkëmbimet e personelit.
CMG bëhet zyrtarisht agjencia transmetuese mbajtëse e të drejtave për Lojërat Olimpike Dimërore Milan-Cortina d’Ampezzo 2026. Kryetari i CMG-së Shen Haixiong dhe President i Komitetit Olimpik Italian dhe Kryetar i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike Dimërore Milan-Cortina d’Ampezzo Giovanni Malago, nënshkruan marrëveshjen në emër të të dyja palëve.
Shen Haixiong tha se :Bashkëpunimi midis CMG-së dhe Fondacionit Milan-Cortina d’Ampezzo, është një masë e rëndësishme .Nga Pekini deri te Lojërat Olimpike të Parisit, CMG ka përdorur teknologjinë “5G+4K/8K+AI” për të prezantuar aktivitete emocionuese. Në Lojërat Olimpike Dimërore të Milan-Cortina d’Ampezzo 2026, CMG do të punojë me Italinë për të integruar thellësisht në transmetim teknologjitë e përparuara si inteligjenca artificiale dhe 8K, me qëllimin për të treguar sharmin e sporteve dhe peizazhin e Italisë, si edhe për të krijuar një ngjarje olimpike të paharrueshme. Kryetari i CMG-së Shen Haixiong pret me padurim Lojërat Olimpike Dimërore dhe 55-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë, si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin në sport, kulturë dhe fusha të tjera, për të promovuar shkëmbimet dhe të mësuarit e ndërsjellë midis dy qytetërimeve, si edhe për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-Itali.
Malago vlerësoi lart standardet e transmetimit të nivelit botëror të CMG-së në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Lojërat Olimpike të Parisit. Ai tha se nënshkrimi i kontratës pasqyron besimin e ndërsjellë midis dy palëve dhe hedh një themel të fortë për bashkëpunim në Lojërat Olimpike Dimërore të Milan-Cortina d’Ampezzo 2026. Me siguri do të krijojë një nivel të ri në komunikimin e Lojërave Olimpike Dimërore dhe do t’i tregojë botës kulturën sportive të Italisë, konceptet e mbrojtjes së mjedisit dhe pasionin për akullin dhe dëborën. Ai shpreson t’i shfrytëzojë Lojërat Olimpike Dimërore si një mundësi për të thelluar më tej shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Italisë dhe për të rritur miqësinë midis dy popujve
Sipas memorandumit, të dyja palët do të zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik në raportimin e lajmeve, prodhimin e programeve, publicitetin dhe promovimin, shkëmbimet e ngjarjeve, shkëmbimet e personelit etj., do të përhapin në mënyrë aktive vlerat sportive të mishëruara në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paralimpike Milano-Cortina d’Ampezzo 2026.