Izraeli nisi sulmet kundër Iranit duke pretenduar se ishte një hap larg një arme bërthamore, megjithatë, vlerësimet e shërbimeve sekrete amerikane janë të ndryshme.
”Irani në fakt jo vetëm që nuk po ndiqte qëllimin e një arme bërthamore, por ishte të paktën tre vjet larg të qenit në gjendje të prodhonte dhe të dorëzonte një të tillë”, shkruan CNN duke cituar disa burime, sipas të cilave pas ditësh sulmesh, Izraeli deri më tani ka arritur ndoshta ta vonojë programin bërthamor iranian vetëm me disa muaj.
”Edhe nëse i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme uzinës së Natanz, uzina e Fordout ka mbetur praktikisht e paprekur deri më tani”, vazhdon CNN.
Dhe nëse Izraeli dëshiron ta godasë atë, ai ka nevojë, sipas ekspertëve, për ndihmën amerikane.
Kjo paraqet një dilemë për Donald Trump, i cili për momentin po shmang përfshirjen amerikane në një luftë të kushtueshme dhe komplekse në Lindjen e Mesme.