10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në Graz të Austrisë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme “Dreierschutzengasse”.

Mediat austriake i kanë publikuar emrat e disa prej viktimave.

Sipas raportimeve pesë nga viktimat janë nxënës të kësaj shkolle:

Emma Leitner, Jakob Weiss, Sophie Gruber, Lukas Thalberg, Nina Hartwig.

Gjatë ditës në disa media në Kosovë u raportua se në mesin e viktimave është edhe një vajzë 15 vjeçare nga Vitia, megjithatë deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume