Dakota Johnson është parë e vetmuar dhe me një pamje të zymtë në New York, vetëm pak orë përpara se të konfirmohej ndarja e saj nga partneri prej vitesh, Chris Martin.

Aktorja 35-vjeçare u fotografua duke dalë nga hoteli luksoz “Greenwich” në lagjen “Tribeca” të Manhatanit, teksa mbante syze të errëta dhe dukej mjaft e tërhequr.

Burime për DailyMail.com konfirmuan se Dakota dhe frontmeni i grupit “Coldplay”, 48-vjeçari Chris Martin, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që kishte nisur në vitin 2017. Dyshja ishte fejuar prej disa vjetësh dhe ndonëse ishin mjaft diskretë me jetën e tyre private, ata shpesh janë konsideruar si një nga çiftet më të qëndrueshëm të Hollywood-it.

Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes, por fansat kanë vënë re mungesën e tyre në publik së fundmi dhe spekulimet kishin nisur prej disa javësh.

Pavarësisht ndarjes, burimet thonë se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pa drama dhe me respekt të ndërsjellë.