Shoqata për të Drejtë Penale dhe Kriminologji të Maqedonisë dhe Qendra për Hulumtime Strategjike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni, sot, do të zhvillojnë debat shkencor-ekspert mbi Propozim Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ashtu siç theksohet në kumtesë nga Shoqata për të Drejtë Penale dhe Kriminologji, me ligjin e ri duhet të kapërcehen mangësitë serioze të cilat u zbuluan në praktikë, të caktohen afatet për veprim në Këshillin për të vepruar për punën brenda kompetencave të tij, kritere më të sakta në lidhje me termin “jurist i shquar”, si dhe procedura për shkarkimin e kryetarit të Këshillit.
“Bëhet fjalë për Ligj veçanërisht të rëndësishëm duke pasur parasysh faktin se Këshilli Gjyqësor është institucion kyç i cili duhet të garantojë pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa për të cilin Misioni Vlerësues i BE-së, në fund të vitit 2023 dorëzoi 40 rekomandime, të cilat një pjesë ka të bëjë me kornizën ligjore, të cilat, sipas anëtarëve të grupit punues, u morën parasysh gjatë hartimit të propozim-ligjit. Me Ligjin e ri duhet të kapërcehen mangësitë serioze të cilat u detektuan në praktikë, të përcaktohen afatet për Këshillin për të vepruar mbi çështjet brenda kompetencës së tij, kritere më të sakta në lidhje me termin ‘jurist i shquar’, si dhe procedurat, siç është, për shembull, ajo për shkarkimin e kryetarit të Këshillit dhe kështu me radhë”, theksohet në kumtesë.
Nga debati shkencor-ekspert, theksojnë, do të dalin përfundime të cilat do të dorëzohen te Ministria e Drejtësisë në drejtim të përmirësimit të tekstit të Propozim-ligjit.