Pas ndarjes së komunave nga Fronti Kombëtar, ku është bashkuar edhe Aleanca për Shqiptarët, kanë nisur të qarkullojnë anketat e para në tryezat e partive politike.

Anketa e parë e besueshme, e realizuar nga një kompani serioze në fund të muajit maj, që nuk është bërë ende publike. Për këtë arsye, portali TS nuk do ta dëmtojë kompaninë duke zbuluar emrin apo autorësinë e sondazhit.

Anketa është zhvilluar në të gjitha komunat, por portali TS do të publikojë fillimisht vetëm rezultatet për komunën e Zhelinës, si pjesë e një serie që do të vazhdojë në ditët në vijim.

Sipas anketës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e fundit të majit, rezultati në Zhelinë do të ishte si vijon:

" "

BDI : 37.3%

Lëvizja BESA: 25.5%

Aleanca për Shqiptarët: 5.9%

Të pavendosur: 25.5%

Nuk kanë dashur të përgjigjen: 5.9%

Gjithashtu, në përmbledhjen e përgjithshme të anketës theksohet se kryetarët e komunave të VLEN-it kanë pësuar rënie drastike gjatë muajve prill–maj, për shkak të perceptimit të qytetarëve për nënshtrimin e tyre ndaj shtypjes që ju bën VMRO-ja. Disa nga shkaqet e pakënaqësisë së shqiptarëve ndërlidhet me ndalimin e përdorimit të gjuhës shqipe, punësimet e njëanshme në favor të maqedonasve dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese.