Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me thikë.
Në pranga u vu shtetasi Altin Bardhi nga fshati Pezë Helmës ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit u gjet edhe një armë gjahu pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Altin Bardhi, 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre”, bëri me dije policia.