Në ditën botërore të fëmijëve në bregun e liqenit të Dibrës u zhvillua këtë të diel një aksion ekologjik nga shoqëria civile, si dhe Shoqata e Peshkatarëve dhe ajo e Bjeshkatarëve. Qëllimi ishte pastrimi i bregut nga mbetjet plastike dhe materialet inerte.
Pjesëmarrësit theksuan nevojën për më shumë vetëdijesim qytetar dhe angazhim të përbashkët për mbrojtjen e natyrës.
Pas disa orësh punë, u grumbulluan qese, shishe dhe mbetje ndërtimore, duke rikthyer pastërtinë dhe bukurinë e bregut të liqenit.
Shoqatat organizatore paralajmëruan aksione të tjera në të ardhmen, si pjesë e nismave për mbrojtjen e mjedisit në rajonin e Dibrës.