“Deri në këtë moment nuk ka mbërritur asnjë ofertë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10”, kështu deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Siç tha ministrja Dimitrieska Koçoska, projekti është kompleks dhe bankat kanë nevojë për kohë shtesë për të analizuar dhe sqaruar të gjitha detajet. Gjithashtu bëri të ditur se afati për dorëzimin e ofertave është shtyrë deri më 7 korrik.

“Interesimi është i madh. Kemi dërguar kërkesë për oferta deri te 22 institucione financiare, dhe përveç tyre edhe dy banka të tjera shprehën interes në mënyrë të pavarur, ndaj edhe atyre u dërguam kërkesë. Qëllimi është të sigurojmë kushte sa më të mira dhe një kosto sa më të ulët për realizimin e projektit. Për shkak se ka shumë pyetje, afati është shtyrë për t’u dhënë kohë bankave që të marrin sqarimet e nevojshme”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska.