Dimtirieska-Koçoska: Ulja e tarifave dhe liberalizimi i tregtisë me SHBA-në janë pjesë e politikave për rritjen e konkurruencës së ekonomisë

Propozimligji i uljes së normave doganore për 67 mallra dhe liberalizimit të plotë të importit me SHBA-në është tashmë në procedurë parlamentare dhe pritet të hyjë në fuqi nga 1 korriku i vitit aktual 2025. Sot, në një konferencë për shtyp, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska informoi se propozimi në fjalë përfshin mallrat e përcaktuara me prioritet nga komuniteti i biznesit dhe se ato lidhen me sektorët e automobilave, përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe energjetikës.
“Me ndryshimet në fjalë, më 1 korrik do të ulen normat doganore për 50% mbi diferencën midis normave tona aktuale doganore dhe normave godanore në BE. Përkatësisht, janë ilustruar përmes një shembulli – nëse norma doganore e një malli të caktuar në vendin tonë është 20%, ndërsa në BE për të njëjtin mall është 10%, me ndryshimet aktuale norma do të ulet në 15%. Njëkohësisht, fillojmë me harmonizimin e plotë me normën doganore që zbatohet në BE për bateritë me litium-jon për ruajtjen e energjisë elektrike në sektorin e energjetikës. Nga 1 korriku, ato mallra me normë doganore prej 15%, do të ulen në 2.7%, me ç’rast në mënyrë direkte i ndihmojmë sektorit energjetik”, theksoi ministrja e Financave.
Ajo shtoi se bëhet fjalë për mallra që shfrytëzohen si lëndë të para ose repromateriale në kapacitetet tona industriale, përkatësisht produkte të caktuara të nevojshme për prodhimin e produkteve me cilësi të lartë me qëllim për ta rritur konkurrencën e eksportit të industrisë vendore.
Ajo gjithashtu theksoi se ndryshimet janë bërë në konsultim me odat ekonomike dhe se ato janë pjesë e programit qeveritar, ndërsa propozohen për rritjen e konkurrencës së kompanive vendore që eksportojnë në tregjet e huaja, rritjen e eksportit maqedonas dhe fluksit hyrës devizor.
Sipas ministres, masat e tilla, që çojnë në uljen e shpenzimeve të kompanive do të kenë efekte edhe në rritjen e investimeve dhe në numrin e të punësuarve, gjë që është edhe prioritet i Qeverisë edhe në drejtimin e arritjes së normave më të larta të rritjes ekonomike. Përveç kësaj, ajo shtoi se ato plotësojnë të gjitha masat dhe politikat që po ndërmerren për përkrahjen e ekonomisë vendore përmes investimeve në sektorin privat dhe publik për sigurimin e standardeve më të larta të jetesës.