Dita e tretë që nuk po funksionon aplikacioni “TVSH-ja ime” dhe qytetarët nuk munden të skanojnë kuponët fiskalë. Drejtoria e të Ardhurave Publike zyrtarisht konfirmoi se bëhet fjalë për një problem teknik dhe siguroi se po punohet për ta zgjidhur.
“Informojmë përdoruesit se, sipas nenit 6 të Ligjit për kthimin e një pjese të shumës së TVSH-së për personat fizikë, kuponët fiskalë mund të skanohen brenda 10 ditëve nga data e lëshimit të tyre. Kjo do të thotë se të gjitha kuponët brenda këtij afati do të mund të skanohen sapo aplikacioni të vihet sërish në funksion“, njoftojnë nga DAP, por pa precizuar se kur aplikacioni do të funksionojë sërish.