Veç lajmeve të konfliktit, që kanë pushtuar pashmangshmërisht vëmendjen e mediave jo vetëm atje, por në të gjithë botën, shtypi izraelit raportoi edhe shtyrjen e dasmës së Avner Netanyahut, djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Organizatorët e eventit konfirmuan se kjo kishte ndodhur për shkak të kufizimeve të emergjencës në të gjithë vendin. Fillimisht e planifikuar të mbahej të hënën në 16 qershor, në lokalin luksoz Ronit Farm në veri të Tel Avivit, dasma e profilit të lartë u anulua për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë dhe rregulloreve të Komandës së Frontit të Brendshëm, të cilat ndalojnë të gjitha tubimet nën statusin aktual të emergjencës, të njohur si Niveli 4.
Kufizimet u vendosën pas një rritjeje të sulmeve me raketa nga Irani dhe aleatët e tij. Bëhet e ditur se dasma do të shtyhet për një kohë të pacaktuar, shkruan një pjesë e shtypit atje. Por disa media të tjera dalin me teorinë se shkëlqimi i përgatitjeve dhe lajmet për veshjet e zgjedhura nga një mijë të ftuarit, në fakt mund të kenë qenë një përpjekje për t`i hedhur hi syve iranianëve, në mënyrë që ata të mos e kuptohej se Izraeli, po përgatiste në hije sulmin ndaj Republikës Islamike.
Teksa në Tel Aviv kishin vazhduar nga ana tjetër edhe përgatitjet për paradën e krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBTQ, e cila gjithashtu u anulua pas ofensivës izraelite. Zëdhënësit Netanyahut dilnin me deklarata se kryeministri gjoja do të kalonte një fundjavë të qetë në veri të vendit me gruan e tij Saën, dhe më pas do të shkonte në ceremoni.
Këshilltarët madje kishin njoftuar se qeveria do të mblidhej të enjten në mbrëmje dhe do të diskutonte rifillimin e negociatave për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza nga Hamasi./TCH/