Reperi Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, ka ndarë një moment të dhimbshëm me ndjekësit e tij, duke prekur zemrat e fansave me një postim shumë personal.

Në rrjetet sociale, reperi i njohur ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqet përkrah vëllait të tij të ndjerë, Mentor Palokaj.

Fotoja, që daton nga fëmijëria e tyre, shoqërohet me një mesazh të shkurtër, por të thellë:

“Do plagë nuk shërohen kurrë”.

" "


Humbja e Mentorit në muajin mars të këtij viti duket se ka lënë një boshllëk të madh në jetën e Unikkatil, dhe kjo dalje emocionale ka shërbyer si një kujtim i prekshëm për një lidhje vëllazërore që jeton përtej çdo kohe.