Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në rrugën “Gostivar–Tetovë”, kur një vajzë humbi kontrollin mbi makinën dhe doli nga rruga, duke përfunduar në lumin përbri.
Kalimtarë të rastësishëm që ndodheshin aty reaguan menjëherë – thyen xhamin e veturës dhe e nxorën vajzën jashtë.
Për fat të mirë, ajo pësoi vetëm lëndime të lehta dhe jeta e saj nuk ishte në rrezik.
Autoritetet përgjegjëse përsëri apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, duke u bërë thirrje të gjithëve që të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm kur ndodhen pas timonit.