Dramë në kufirin Kosovë–Maqedoni: Tentoi të godasë policët me furgon, Policia qëllon me armë – Arrestohet kontrabandisti

Policia Kufitare e Kosovës është përballur mbrëmë me një incident që ndodhi në zonën kufitare te Hani i Elezit, ku u tentua të sulmohen zyrtarët policorë, ndërsa pasoi një shkrepje e armës zyrtare nga një polic.
Personi i dyshuar tashmë është arrestuar, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për atë pjesë, Rexhep Sjarina, i cili njoftoi se një zyrtar policor ka shtënë 1 herë me armë, por s’ka pasur të lënduar.
I dyshuari që tentoi t’i godas policët me furgonin që po lëvizte, i ka shpërfillur urdhrat policorë për t’u ndalur, pasi dyshohet se në automjet kishte mallrat ë kontrabadnuara, që kapnin vlerën e rreth 4 mijë eurove.
Hetimi është iniciuar me vendim të prokurorit dhe rasti po trajtohet nga Policia në Ferizaj./Klankosova