Deri sa punonjësit shëndetësorë vazhduan sot protestën para Spitalit të Tetovës, drejtori i këtij institucioni, Agim Berisha nuk pranoi të prononcohet për media. Për problemin e mbi 140 të punësuarve në këtë spital, foli kryeinfermierja Dita Zaimi, e cila tha se është autorizuar nga drejtori për prononcim. Ajo kërkoi që punonjësit të formojnë grup pune dhe të adresojnë kërkesat e tyre me shkresë zyrtare, ndërkaq thotë se nuk është e vërtet se punonjësit tre muaj nuk kanë marrë paga.