Në një frymë bashkëpunimi akademik dhe profesional, sot në ambientet e Universitetit të
Tetovës u zhvillua një takim pune mes Rektorit të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli
dhe Kryetarit të Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati me drejtuesit e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të
Universitetit të Tetovës të udhëhequr nga dekani Prof. Dr. Nevzat Elezi dhe Universitetit të
Prishtinës “Hasan Prishtina” drejtuar nga dekani Prof. Dr. Sefedin Muçaj.

Ky takim u realizua me qëllimin që të thellohet bashkëpunimi ndërinstitucional në fushat e
kërkimit shkencor, shkëmbimeve akademike dhe zhvillimit të përbashkët të projekteve mësimore e
praktike në fushën e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë etj. Gjatë diskutimeve u hodhën ide
konkrete për organizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta shkencore, për mundësinë e
shkëmbimit të stafit akademik të të dy universiteteve në programet studimore ku ka nevojë, si dhe
për bashkëpunimin në realizimin e konferencave, seminareve, simpoziumeve, ligjëratave
profesionale e të tjera.

Përfaqësuesit e të dy fakulteteve e vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm, duke
theksuar se në të ardhmen bashkëpunimi i ndërsjellë do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së
arsimit dhe ngritjen profesionale të studentëve dhe stafit akademik. Në përfundim të takimit, palët u
pajtuan për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në muajt në vijim, që do ta formalizojë
dhe do ta zgjerojë më tej partneritetin mes Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit të
Tetovës dhe atij të Universitetit të Prishtinës.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com