Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një urim të veçantë për të ëmën, Anesën, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në Instagram, Dua ka publikuar fotografi momentale dhe nga fëmijëria, duke e përshkruar të ëmën si një grua të fortë.

“Urime ditëlindjen nëna ime e bukur. Je fryma e festës (nganjëherë rri zgjuar deri në 4 të mëngjesit duke vallëzuar) dhe zëri i arsyes – në një formë, je të dyjat përnjëherë. Të dua” shkroi Dua në urimin e saj të perzier në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume