Ejup Berisha
Republika e Kosovës katër muaj pas zgjedhjeve Parlamentare që u mbajtën në muajin shkurt atje ndodhet në vakum institucional. Deputetët e Partisë qe ka fituar më shumë deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare ata të Lëvizjes Vetvendosje pas më shume se 34 përpjekjeve nuk po arrijnë që ta zgjedhin të parin e Kuvendit. Kjo po ndodhë për shkak të mungesës së votave të nevojshme për ta bërë këtë gjë. Pa këtë veprim nuk mund të bëhet asnjëhap tjetër para në Kuvend, kjo do të thotë as tëbëhet konstituimi i Kuvendit e as votimi i Qeverisë kur tëvie në rend dite më vonë çështja e votimit të saj nga deputetët e Republikës. Këtu në këtë çështje fajtore janë të gjitha subjektet politike të përfaqsuara në Kuvend. Për këtë arsye unë nuk shoh se këto janë të gatshme që ti respektojnë Kushtetutën, ligjet por dhe rregullat e demokracisë parlamentare. Respektimi i tyre do të mundësonte Konstituimin e Kuvendit, votimin e përberjes së Qeverisë së re si dhe formimin e institucioneve dhe organeve të tjera shtetërore dhe publike të cilat i themelon Kuvendi. Kur jemi zvarritja e formimit të instutucioneve në Kosovë kjo nuk është hera e parë që ndodhë. Dhe kjo çështje do të zvarritet sa më shumë që mundet të zvarriet pasiqë subjektet politike e kanë një mundësi të tillë. Për këtë gjendje të.papranueshme dhe të pavolitshme fajtore janë forcat e mëparshme politike kosovare në pushtet të cilat kanë krijuar mundësi reale dhe ideale per zvarritjen e mundesisë së formimit të institucioneve qendrore. Këto kanë miratuar akte dhe rregulla juridike sipas dëshirave dhe tekeve të tyre të cilat në rast të pamundesive që të siguojnë shumice të mjaftueshme në Kuvend përmes zgjidhjeve të miratuara të njëjtat kanë krijuar mundësinë për zvarritjen sa më gjatë të munden për formimin e institucioneve të reja të pushtetit qendror. Këto gjëra subjekteve që akoma e mbajnë pushtetin do tu shërbenin që mos tu mundësojnë subjekteve të tjera në pas dështimit të mundësisë për formimin e institucioneve që këta të tjerët të mund ti provojnë mundesitë e tyre për ti bërë veprimet në fjalë. Këto sjellje dhe veprime nuk i shërbejnë të mirës dhe interesit të përgjithshëm të Republikës e as të qytetarëve të saj por u shërbejnë kryekëput interesave të pjesëshme të individëve dhe grupacioneve të tjera të individëve të tubuara reth subjekteve politike. Unë si njohës i qështjeve politike dhe juridike vleresoj se pas përfundimit të zgjedhjeve duhet të bëhen përpjekje për formimin e shpejtë të institucioneve. Kështuqë mundësinë për formimin e institucioneve e së pari herë e ka subjekti apo subjektet duhet ti jepet fituese të zgjedhjeve, e nëse këta nuk mund ti bëjnë këto veprime atëherë mundësia duhet tu jepet subjekteve të dyta politike. Edhe pse subjektet opozitare në Kosovë nuk e meritojnë një gjë të tillë pasiqë kanë dëshmuar se nuk kanë punuar dhe vepruar në të mirën dhe në interesin e shtetit por as të vendit e aq më pak të qytetarëve të RKS-së. Këtu nuk ka asgjë të vështirë dhe të pakuptimte pra gjithçka është shumë e qartë dhe e lehtë. Kjo bëhet e mundur falë rregullave demokratike të cilat gjithashtu janë te qarta dhe lehtë të kuptueshme. Këto thonë se formimi i institucioneve nuk duhet kurrsesi te problematizohet e as te veshtersohet. Pasiqë kjo qështje është mëse e nevojshme dhe tejet e domosdoshem për faktin se jo vetëmse Kosova por dhe shtetet e rajonit si edhe ato të botës ndodhen në kohë vështërsishë, turbulencash, rreziqesh por dhe sfidash globale të cilat kanë ndikim të drejtë negativ mbi sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të tyre jo vetëm të brendshëm por edhe të jashtëm. Me këto vështërsi dhe sfida ballafaqohet edhe vet Kosova. Sot kemi rritje të rreziqeve, pasigurisë si dhe të problemeve në nivel të përgjithshëm. Prandaj vlersoj se subjektet politike në Kosovë duhet te lëvizin dhe veprojn me vetedije dhe me arsye. Mendoj se në Kosovë duhet të ketë formim të shpejtë dhe të pazvarritshëm të institucioneve qendrore. Pra detyrimisht duhet të shmanget vakumi i tanishëm institucional sepse Kosova ka nevojë për funkcionim normal dhe të rregullt institucional me qëllim të realizimit të obligimeve të brendeshme dhe të jashtme të
saj. Shteti dhe qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë kohë për pritje e aq më pak për ta humbur kot ate. Kokfortësia, Inatet dhe konfliktet mes subjekteve politike janë të panevojshme dhe tejet të dëmshme ne aktualitetin e tanishëm i cili siç shkrova më lartë është tejet i pavolitshëm dhe i rrezikshëm. Qasjet e subjekteve politike në Kosovë janë të pakuptimta, të paarsyeshme bile dhe apsurde pasiqë janë të demshme jo vetëm për shtetin por edhe për të gjithë qytetarët e saj. Duhet të krijohet vetëdije me e lartë dhe pjekuri më e madhe politike se duhet të punohet jo vetëm në të mirën individuale dhe grupore por se më shumë duhet të punohet për të mirën por dhe për interesat e përgjithshme të Republikës së Kosoves por edhe të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në të.