Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në emër të Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë së Veriut, mbajti fjalim në sesionin e 113-të të Konferencës Ndërkombëtare
të Punës në Gjenevë, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP).
Në fjalimin e tij, ministri Durmishi e theksoi rëndësinë e temës për punë të denjë në
kuadër të ekonomisë së platformave, duke theksuar se kjo çështje po bëhet gjithnjë e
më e aktuale duke marrë parasysh transformimin e shpejtë digjital të tregut të punës.
"Në Maqedoninë e Veriut, jemi dëshmitarë të rritjes së hershme, por të shpejtë të
ekonomisë së platformave. Për shumë nga qytetarët tanë – veçanërisht të rinjtë –
platformat digjitale ofrojnë hyrje në tregun e punës, shpesh duke siguruar të ardhura aty
ku vendet tradicionale të punës mund të jenë të rralla. Studentët, frilenserët, shoferët e
shpërndarjes, krijuesit e përmbajtjes – të gjithë po bëhen pjesë e kësaj fuqie të re
punëtore digjitale", porositi ministri, duke shtuar se në Maqedoninë e Veriut ekonomia e
platformave tashmë ofron mundësi për përfshirjen e të rinjve dhe grupeve të rrezikuara
në tregun e punës.
Megjithatë, siç bëri të ditur ministri, punëtorët në platformat digjitale shpesh mbeten pa
marrëveshje formale, sigurim shëndetësor, kontribute pensionale dhe të drejta
themelore të punës. Prandaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur
dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara për të krijuar zgjidhje
juridike dhe politike që do të mundësojnë mbrojtje sociale dhe ekonomike, pa rrezikuar
me këtë rast inovacionin.
“Ne do ta rishikojmë legjislacionin tonë të punës me qëllim të qartë: të zgjerojmë të
drejtat dhe mbrojtjen e punëtorëve që momentalisht janë jashtë kornizave tradicionale.
Në të njëjtën kohë, jemi duke hulumtuar modele për taksimin e drejtë dhe kontributet
sociale, në mënyrë që punëtorët e platformave të kenë qasje në të rrjetet e njëjta të
sigurisë si çdo punëtor tjetër. Arsimimi digjital dhe zhvillimi i shkthtësive, gjithashtu, janë
bërë prioritet kombëtar, veçanërisht për grupet e rrezikuara që rrezikojnë të jenë të
shmangura në këtë tranzicion”, tha Durmishi.
Sektori i Koordinimit të
aktiviteteve të ministrit Сектори за координација на
активностите на министерот
Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është ruajtja e të drejtave themelore të të gjithë
punëtorëve – duke përfshirë të drejtën për kushte korrekte të punës, të drejtën për
organizim dhe të drejtën për negociata kolektive, pa marrë parasysh nëse puna
ushtrohet në rrugë, në zyrë apo përmes internetit.
“Maqedonia e Veriut mbështet fuqimisht përpjekjet e ONP-s për të siguruar udhëzime
dhe standarde ndërkombëtare për këto çështje urgjente. Besojmë se puna e denjë
duhet të jetë themeli i çdo të ardhmeje të punës – pa marrë parasysh nëse është fizike
apo digjitale. Prandaj, le të punojmë së bashku për të siguruar se asnjë punëtor nuk
është i padukshëm, asnjë punë nuk është pa dinjitet dhe asnjë e ardhme të mos
ndërtohet pa drejtësi”, konstatoi Durmishi.