Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, përmes rrjeteve sociale ka komentuar rritjen prej 3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të vitit 2025, duke e cilësuar atë si dëshmi të qartë të drejtimit të duhur ekonomik që ka marrë vendi.
“Rritja prej 3.4% flet vetë dhe tregon qartë se vendi po ecën në drejtimin e duhur”, tha ministri, duke theksuar se Maqedonia e Veriut tashmë renditet ndër pesë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë.
×
Durmishi theksoi se përmes Planit Operativ për Punësim, mbi 40 milionë euro do të vihen në funksion të punësimit, vetëpunësimit dhe mbështetjes së grupeve më të ndjeshme në shoqëri.
Vlen të përmendet se ministri Durmishi, kohë më parë në kuadër të “Sarajevo Business Forum 2025”, zhvilloi takim me përfaqësues të lartë të Arabisë Saudite, konkretisht me zëvendësguvernatorin Abdulaziz Alsakran. Në fokus të bisedimeve ishte zhvillimi i Kodrës së Diellit në Tetovë, projekt që synon ta kthejë rajonin në një qendër malore me standarde ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimi strategjik në sektorë kyç si bujqësia, turizmi dhe infrastruktura.