Dy të arrestuar pas një përleshjeje fizike në një lokal në Çegran, gjatë rrahjes u përdorën thika dhe sende tjera

Më 27.06.2025, në orën 11:30 dhe 12:15, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar arrestuan E.A. (30) nga Gostivari dhe A.A. (30) nga fshati Çegran, pas një denoncimi se ata kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në një lokal në Çegran. Sipas raportimit, ata kishin filluar një përleshje fizike, gjatë së cilës janë përdorur edhe objekte prej qelqi, ndërsa A.A. dyshohet se ka përdorur edhe një mjet të mprehtë. Gjatë incidentit është dëmtuar edhe një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet paraqitja përkatëse penale.