Policia e Durrësit ka arrestuar katër shtetase kineze, pasi kishin përshtatur një vilë dykatëshe në lagjen nr. 13, Plazh, për ushtrim prostitucioni. Njëra prej tyre, F.W., 46 vjeçe, dyshohet si organizatore e rrjetit. Në kërkim është shpallur një bashkëpunëtore e saj, shtetasja K.P., 46 vjeçe, me banim në Angli, e dyshuar për përshtatjen e vilës.
Tre të arrestuarat e tjera janë L.M. (55), L.Ch. (49) dhe Zh.H. (47), ndërsa u proceduan edhe 10 persona të tjerë – 8 shqiptarë dhe 2 kineze. U sekuestruan para, pasaporta, karta bankare dhe telefona.
Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se aktiviteti koordinohej nga jashtë përmes një call center-i. Operacioni “Storm 4” u drejtua nga Prokuroria e Durrësit.
Dyshohet se përdorën vilën në plazh për prostitucion, arrestohen 4 kineze në Durrës
ByDesk
20/06/2025 11:31