Tonet mes SHBA-së dhe Iranit janë ashpërsuar ndjeshëm ditët e fundit, teksa konflikti mes Tel Avivit dhe Teheranit ka hyrë në ditën e gjashtë.

– Advertisement –
Përmes platformave sociale, Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri suprem iranian Ali Khamenei kanë shkëmbyer replika të forta midis tyre.

Në një seri postimesh në platformën e tij Truth Social, Trump ka bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Khameneit, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për veprime ushtarake.

“E dimë saktësisht ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lider Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje, nuk do ta eliminojmë (vrasim!), të paktën jo për tani… por durimi ynë po soset.”

Në një tjetër postim, Trump e çoi më tej retorikën duke kërkuar “dorëzim pa kushte të Iranit”.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Khamenei nga ana tjetër reagoi menjëherë përmes disa postimeve në rrjetin X, duke e quajtur retorikën e Trump “absurde” dhe paralajmëroi se çdo përfshirje direkte e SHBA-së në një luftë me Iranin do të jetë fatale për Uashingtonin.

“Ndërhyrja në këtë luftë është 100% në dëm të Shteteve të Bashkuara,” shkroi Khamenei.

Ai refuzoi çdo mundësi për dorëzim pa kushte: “Nuk është e mençur t’i thuash Iranit të dorëzohet. Ne nuk dorëzohemi kurrë përballë sulmeve të askujt.”

Në një tjetër mesazh sfidues, ai iu përgjigj deklaratave të Trump.

“Me retorikën e tij qesharake, ai kërkon që populli iranian të dorëzohet… Por kombi iranian nuk trembet nga kërcënime”.