Ministri i jashtëm i Turqisë ka hapur bisedimet në Stamboll mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u kujtuar të dyja palëve se “e gjithë bota po vëzhgon”.
Hakan Fidan tha se beson që takimi i sotëm do të sjellë rezultate “konkrete”, duke i afruar të gjitha palët drejt paqes, shkruan skynews.
“Do të flasim gjithashtu për ndërmarrjen e një hapi tjetër që lidhet me shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, tha Fidan.
“Dhe shpresojmë gjithashtu të diskutojmë përgatitjet për takimin e udhëheqësve”, shtoi ai.
“Zhvillimi i takimeve të frytshme dhe të shpeshta është i dobishëm për të dyja palët.”
Ndryshe, takimi zhvillohet me dyer të mbyllura.