Një 24-vjeçare është gjetur e vdekur në një kazino brenda një hoteli në rajonin e Shkupit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, e njëjta ishte e punësuar në hotel.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Më datë 09.06.2025, rreth orës 19.42 në SPB-Shkup është raportuar se në një kazino në hotel në rajonin e Qendrës në Shkup, është gjetur e vdekur 24-vjeçarja G.J. nga Ohri, e punësuar në kazino. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.