Një i ri nga fshati Gjonomadh i Korçës, i cili kishte humbur kontaktet prej 6 ditësh me familjarët e tij, është gjetur pa shenja jete.

Viktima është 20-vjeçari Hysen Lato, i cili mësohet se është gjetur i vdekur nga banorët e fshatit.

I riu, 6 ditë më parë, rreth orës 15:00 të pasdites, ishte larguar nga banesa ku nuk kishte marrë as telefonin dhe as lekë me vete.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Familjarët bënë denoncimin si në Polici, po ashtu edhe në media për gjetjen e të riut, por fatkeqësisht, sot e gjetën të pajetë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Ky është rasti i tretë brenda pak ditësh në juglindje të vendit, ku tre të rinj i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.