Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Rama ngushëlloi familjen dhe Kosovën për humbjen, siç thotë ai, të “një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar dhe njeriu të ndjeshëm”.

Ngushëllimet Rama i shprehu përmes një postimi në faqën zyrtare të tij në rrjetin social, Facebook.