Ekipet e Ministrisë së Arsimit i janë drejtuar Komunës së Krushevës për të parë nga afër gjendjen e krijuar me rastin e shkollës së Nerovës. Ministrja Janevska tha se vetëm pas marrjes së raportit do të vendoset se në cilën mënyrë do të kërkohet zgjidhje për këtë rast. Madje, Janevska u shpreh e habitur se edhe shkolla ekzistuese është ndërtim pa leje dhe e ndërtuar nga vet banorët. Mirëpo, Janevska nuk premton legalizim të objektit të ri, kjo sipas saj mund të ndodhë vetëm nëse përmbushen të gjitha procedurat ligjore.

“Më vjen keq për këtë gjendje dhe më vjen keq që kjo qeveri duhet ti zgjidh problemet e këtilla të cilat duhej të zgjidheshin shumë më herët. Në vend se të merremi me politika arsimore, arsimin e dyfishtë, ndryshime dhe modernizim të kurrikulave ne duhet të legalizojmë, nëse është e mundur, ndërtime pa leje. Sot, ekipe të MASH, inxhinier të MASH do të jenë prezent në Komunën e Krushevës, do ti shohin të dyja objektet. Unë vlerësova të rikonstruohet nëse ndërtimi është legal. Sapo të kthehen nga tereni dhe më dorëzojnë raportin, në komunikim me Ministrinë e Transportit dhe Komunën do të kërkojmë mënyrën si të zgjidhet ky problem.

Ndoshta edhe mund të legalizohet edhe objekti i ri?

Nuk mund t’ju them asgjë derisa nuk pranoj raportin por sigurisht që do të zgjedhim opsionin më të mirë për nxënësit dhe banorët. Ky është një proces I gjatë dhe I komplikuar dhe kjo nuk mund të bëhet brenda dy ditësh”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit. /Alsat.mk