Manchester United dhe Marcus Rashford po shkojnë drejt një ndarjeje, dhe ajo që mbetet për t’u vendosur janë kushtet e kësaj ndarjeje. “Djajtë e Kuq” janë të prirur ta largojnë përfundimisht lojtarin, por ekipet e interesuara për Rashford-in aktualisht preferojnë një huazim.
Aston Villa, ku Rashford e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar, kishte interes për ta mbajtur edhe më tej, por sulmuesi i Anglisë deri tani ka refuzuar ofertat e tyre. Dëshira e tij duket të jetë një transferim te Barcelona.
Sipas raportimeve nga Caught Offside, Newcastle United tashmë ka bërë një lëvizje për Rashford. Ata janë refuzuar pas një oferte prej 52.7 milionë eurosh për Anthony Elanga nga Nottingham Forest, dhe tashmë po e zhvendosin vëmendjen te sulmuesi i United. Megjithatë, edhe pse kërkesa e United për Rashford është 47 milionë euro – më e ulët se oferta për Elanga – Newcastle preferon ta marrë fillimisht në huazim.
Deri tani, Rashford po vepron sipas asaj që thotë media katalanase: ai është i gatshëm të presë një lëvizje drejt Barcelonës. Objektivi kryesor i “Blaugranëve” për afatin kalimtar veror mbetet Nico Williams, por Rashford shihet si një alternativë më e lirë. Së fundmi, është raportuar se të dy transferimet nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, pasi Rashford mund të aktivizohet si qendërsulmues dhe jo në krah.
Megjithatë, duket pak e mundshme që Barcelona të ketë mundësi të regjistrojë si Rashfordin, ashtu edhe Williamsin në rast se anglezi transferohet me kontratë të përhershme. Një huazim me të drejtë blerjeje është formula e preferuar për klubin katalanas, dhe së fundmi gazetari Joan Fontes ka përmendur emrin e Rashford, duke aluduar se “negociatat janë të nxehta”.