Mbështetur mbi të dhënat zyrtare , ekonomia kombëtare kineze pati një gjendje të qëndrueshme në maj. Kërkesat dhe prodhimi ishin në rritje të qëndrueshme kurse situata e punësimit përgjithësisht e qëndrueshme.
Sipas të dhënave, prodhimi industrial shënoi një rritje të qëndrueshme ndërsa sektori i prodhimit të pajisjeve dhe teknikës së lartë shënoi një rritje të shpejtë. Gjatë majit, vlerat e shtuara të ndërmarrjeve industriale me mbipërmasa (të ardhurat vjetore mbi 20 milionë juanë) shënuan një rritje 5.8% krahasuar me një vit më parë dhe 0.61% më shumë se një muaj më parë.
Sektori i shërbimeve shënoi një rritje të shpejtë dhe sektori i shërbimeve moderne është në situatë të mirë rritjeje. Treguesi i prodhimit i sektorit të shërbimeve në maj shënoi një rritje me 6.2%, 0.2 pikë përqindjeje më shumë se muajin e kaluar.

Shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 4132.6 miliardë juanë, me një rritje vjetore prej 6.4%, 1.3 pikë përqindje më shpejt se muajin e kaluar; politika e shkëmbimit të mallrave të vjetra me të reja vazhdoi zbatimin. Shitjet me pakicë të pajisjeve shtëpiake dhe pajisjeve audiovizive, pajisjeve të komunikimit, atyre kulturore, pajisjet e zyrës dhe orenditë shtëpiake mbi madhësinë e caktuar, u rritën përkatësisht me 53.0%, 33.0%, 30.5% dhe 25.6%.

Investimet në aktivet fikse vazhduan zgjerimin dhe investimet në prodhim u rritën me shpejtësi. Nga janari deri në maj, investimet kombëtare në aktive fikse (pa përfshirë familjet rurale) ishin 19194.7 miliardë juanë, një rritje vjetore prej 3.7%.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Në përgjithësi, në maj, falë zbatimit të vazhdueshëm të efekteve të politikave, u shfaq efekti i stabilizimit të ekonomisë dhe promovimit të zhvillimit. Ekonomia kombëtare mbajti një prirje zhvillimi të qëndrueshme, duke demonstruar plotësisht elasticitetin dhe vitalitetin e ekonomisë kineze.