Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur një takim të rëndësishëm politik, ku do të diskutohet dhe pritet të merret vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se takimi është planifikuar të mbahet nesër (4 qershor 2025) dhe sipas informacioneve, presidentja pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve lokale në vend.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur dinamika politike në nivel lokal ka filluar të intensifikohet, ndërsa disa komuna po përballen me vakume institucionale.

Burimet tona theksojnë se presidentja është duke zhvilluar konsultime me partitë politike, për të garantuar një proces të koordinuar dhe ligjërisht të qëndrueshëm, para marrjes së vendimit përfundimtar për datën e votimit.