opozimet e Qeverisë për ministër të ri të Shëndetësisë dhe zëvendës ministër të ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të hënën do të gjenden para deputetëve.
Kuvendi seancën e 54-të në këtë përbërje e caktoi për të hënën në ora 11, ndërsa deputetët do të debatojnë për emrat e propozuar në këto funksione.
Azir Aliu u propozua për ministër të Shëndeëtssë, ndërsa për pozitën e zëvendës ministrit të Bujqësisë u propozua Albrim Hoxha.
Azir Aliu është ish ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë dhe është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, që mbetet në koalicionin VLEN, pas dorëheqjes më 15 maj këtë vit të Arben Taravarit dhe vendimit të tij që të shkojë në opozitë.