Kryetari i degës së BDI-së në Zhelinë, Emir Sulejmani, ka komentuar bashkimin e tre liderëve të partive shqiptare opozitare, duke e cilësuar këtë si një moment historik më shumë se politik.

“Bashkimi kombëtar është obligim historik, jo opsion politik!
Kur dinjiteti ynë vihet në pikëpyetje, nuk ka asnjë arsyetim për qëndrim të heshtur.
Të bashkohemi jo vetëm me fjalë, por me vepra për gjuhën, identitetin dhe të ardhmen tonë!
Me bashkim, jemi të pamposhtur!”, ka shkruar Sulejmani.

Kjo deklaratë vjen në një kohë ku sipas sondazheve të fundit, bashkëpunimi mes BDI-së dhe dy Aleancave për Shqiptarët po rezulton me rritje të madhe për kandidatin e BDI-së edhe në komunën e Zhelinës. Sipas të njëjtave sondazhe, kandidati i VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka pësuar një rënie të dukshme në mbështetje, duke e llogaritur një humbje për garën e tij në zgjedhjet lokale të tetorit për shkak edhe kandidimit tē tretë të tij.