Endrit Murati është shpallur golëshënuesi më i mirë i ligës i gjeneratës 2010 te Shkëndija që drejtohet nga treneri Ibraim Luma informon Tetovasot.Ai ka bërë një sezon ëndrrash duke shënuar plot 24 gola, duke përmbyllur një kampionat të shkëlqyer si në aspektin individual poashtu edhe me skuadrën e tij ndonëse ai është i gjeneratës 2011.
E majta e tij vrasëse përbën një rrezik te çdo skuadër me të cilën ai përballet.
Por kjo gjeneratë poashtu ka edhe disa golashënues tjerë klasi që poashtu renditen në mesin e më të mirëve golashënues përfshirë Aulon Kurtishi dhe Xhan Totre me 13 gola dhe Ajet Rexhepi me 10 të tillë .
Kjo është një gjeneratë e kompletuar nën drejtimin e kapitenit Valon Ramadani por edhe e shumë talentëve tjerë që vitin tjetër do tregojnë vlerat e tyre në superligë.TS