Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Maqedoninë e Veriut, Veronik Hulman Marti.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral në sektorin e energjisë, me theks të veçantë në burimet e rinovueshme të energjisë, efikasitetin e energjisë dhe mbështetjen teknike për zbatimin e projekteve strategjike. Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e mbështetjes zvicerane në procesin e tranzicionit energjetik dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm.
“Bashkëpunimi në sektorin e energjisë është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Ne besojmë se përmes projekteve të përbashkëta do të sigurojmë energji më të pastër dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët”, deklaroi ministrja Bozhinovska