Erkan Arifi: Pas shumë vitesh pritjeje, uji i pijshëm po bëhet realitet për Sllupçanin , Likovën dhe Orizaren!

Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi ka ndarë lajmin e madh për banorët e Sllupçanit se pas një pritje të gjatë tani më përfundimisht problemi me ujin e pijshëm është zgjedhur problemi i ujit për fshatrat e Orizares, Likovës dhe Sllupçanit dhe nga sot rezervuarët tashmë janë të mbushur dhe funksional.
“Pas shumë vitesh pritjeje, uji i pijshëm po bëhet realitet.
Komuna e Likovës dhe N.P. “Penda” po punojnë me intensitet të lartë për furnizimin me ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja.
Rezervuarët në f.Likovë, f.Orizare dhe në f.Sllupçan tashmë janë të mbushur dhe funksional.