Tifogrupi më i madh shqiptar, Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pak orë para ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Tashmë dihet se TKZ janë kundër mbajtjes së Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027, i cili do të organizohet së bashku nga Shqipëria dhe Serbia, shkruan IndeskOnline.

Ata përmes disa banerave të publikuar në rrjetet sociale kanë dal me mesazhe tepër të fuqishme.

”Bashkë me shkije? Kurrë në emër të SHQIPTARËVE!”

”Historia nuk harrohet për një Evropian”

”Jo Harresë, Jo bashkëorganizimit me gjakatarin”

”Fëmijë tanë nuk panë Europian, panë luftë”

“Nderi nuk blihet me futboll!”

“Nuk ka pajtim mbi gjalkun e 13.000 SHQIPTARËVE”

Këto janë mesazhet e Tifozave Kuq e Zi, para ndeshjes së sotme, e cila zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtrae” në Tiranë, më fillim nga ora 20:45.