Fermin Lopez ka shprehur qartë përkushtimin e tij ndaj Barcelonës, duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi këtë verë.
“Nuk mendoj të largohem apo diçka të tillë. Jam shumë i lumtur te Barça. Ishte ëndrra ime dhe dua të qëndroj, padyshim”, tha ai në një intervistë të fundit.
Mesfushori 21-vjeçar ka pasur një sezon pozitiv, duke kontribuar me 8 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat.
Megjithatë, pas mbërritjes së Dani Olmos, Fermin e ka humbur vendin e tij si titullar i rregullt në mesfushën katalanase.
Pavarësisht konkurrencës, ai mbetet i përqendruar dhe i motivuar për të ndihmuar ekipin në objektivat e ardhshëm.
Barcelona i njofton klubet e interesuara për çmimin e yjeve si Gavi, Araujo dhe Fermin Lopez
Lexo po ashtu
Barcelona i njofton klubet e interesuara për çmimin e yjeve si Gavi, Araujo dhe Fermin Lopez
“Kemi fituar tre tituj shumë të rëndësishëm dhe vitin tjetër do të synojmë më shumë”, theksoi Fermin.
“E dimë që kemi vendosur një standard të lartë dhe duhet të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë ose edhe më mirë,” përfundoi Fermin Lopez.