Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK ka deklaruar se në RMV ka ende institucione monoetnike. Siç tha ai, kjo vlen sidomos për institucionet e sigurisë, apo njësitë speciale përbrenda MPB-së.
“Kjo vlen edhe për institucionet tjera, si të kulturës apo në Akademinë e Shkencës dhe Artëve. Pra, ne do të stopojmë konkurse ku konstatojmë se ka mbi përfaqësim të ndonjë etnie. Ne kemi probleme të theksuara nga qeverisja e BDI-së, ku shqiptarët janë rekrutuar në shkallën më të ulët të Administratës bashkëpunëtor i ri”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Fetai, shtoi se BDI për 20 vjet nuk ka pasur interesim që t’ja u njeh kualifikimet e reja të punësuarve dhe kështu kanë mbetur në nivelin më të ulët në Administratën Publike.